Publikojnë fotot, Nora dhe Roberti bashkë në Paris
Paris është destinacioni i radhës për Nora Istrefin dhe Robert Berishën, shkruan IndeksOnline.
Këngëtarët, edhe pse prej vitesh kanë ndarë rrugët në aspektin sentimental, kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë së bashku me vajzën e tyre, Renee, në kryeqytetin francez.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente nga vizitat dhe aktivitetet e tyre në Paris, ku fokusi kryesor duket të jetë koha cilësore në familje.
Nora dhe Roberti kanë dëshmuar vazhdimisht se bashkëpunimi si prindër mbetet prioritet për ta. Ata shpesh organizojnë aktivitete dhe udhëtime të përbashkëta me Renee, duke ruajtur një raport të respektueshëm dhe miqësor pas ndarjes.
Qasja e tyre është komentuar pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e shohin si një shembull të mirë të prindërimit të përbashkët, ku lumturia dhe mirëqenia e fëmijës vendosen mbi gjithçka tjetër.





