Immobile dështimi i ndeshjes, kjo është nota e Muriqit!

Skuadra e Lazios është mposhtur si mysafire e Bolognas me rezultat 2 me 0 në xhiron e 24-të të Serie A-së.
Në këtë përballje pati minuta edhe për lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi – i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, shkruan IndeksOnline.
Muriqi zëvendësoi ‘dështimin’ e ndeshjes, që ishte Ciro Immobile.
Immobile është vlerësuar me notën 4.5, si lojtari i dështuar i ndeshjes pasi humbi një penallti – kurse zëvendësuesi i tij Muriqi me notën 5.
Ajo çfarë bëri ylli kosovar gjatë këtij takimi ishin vetëm disa prekje të topit në ajër./IndeksOnline/