75 Mall Live Search
09:51 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

“Sky Sports” – Gerrard zëvendësuesi i Klopp në “Anfield”

Me suksesin e madh që Steven Gerrard po e kalon me klubin nga Skocia, Rangers, i hap rrugët që në një të ardhme të afërt të jetë trajner i Liverpoolit.

Legjenda e ‘The Reds’ është emri më i lakuar që me largimin e Jurgen Klopp të jetë në stolin e ish-klubit të tij, shkruan IndeksOnline

‘Kapiteni fantastik’ me klubin e Rangers ndodhet në vendin e parë në tabelën e ligës skoceze, ku aktualisht ka grumbulluar 82 pikë.

Kështu, mediumi britanik, “Sky Sports” raporton se Gerrard do të jetë trajner i Liverpoolit shumë shpejtë.