Ky është komenti i Batatinës pas triumfit ndaj Ballkanit

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Edon Sadriu ishte shpëtimtari i Llapit, pasi shënoi gol në minutën e 69, për të vendosur kështu edhe rezultatin final në 1:0, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Llapit, Tahir Batatina i cili tha skuadra e tij luajti taktikisht që të mos pranojnë gol.
“Ballkani një skuadër shumë e fuqishme, ne kemi luajtur taktikisht të mos pranojmë gola dhe te shënojmë. Ne dhamë maksimumin, skuadra luajti në mënyrë taktike.
“Këta djem prezantojnë një qytet të madhe. Podujeva është qytet i futbollit, merita është e këtyre djemve për fitoren”, tha Batatina.