75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Hapen dyqanet e veshmbathjeve në Zvicër, lirë e mirë, por krijohen radhë të gjata

Që nga sot, dyqanet e veshmbathjeve në Zvicër janë hapur përsëri. Fillimi i marsit për shtetin zvicerian nënkupton rikthimin e gjallërisë në vend.

Nevoja për blerje dhe zbritjet e mëdha të ofruara në shumë dyqane kanë bërë që të krijohen radhë të gjata në rrjetet e kompanive të ndryshme tregtare.

Me mbajtje të distancës, maska dhe higjienë, qytetarët kanë respektuar masat e paracaktuara në ditën e parë të rikthimit të punës në dyqane.

Raportohet se në disa qytete zvicerane ka pasur shumë blerës edhe nga Gjermania, ngase atje po qëndrojnë të mbyllura ende shumica e bizneseve./Indeksonline/