75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 01 Mars 2021 / AR

9-vjeçari nga Kosova i shkruan letër Bidenit, ajo çfarë i kërkon është magjepsëse

Një nxënës i klasës së tretë nga Kosova i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku i ka kërkuar mbështetje, shkruan Indeksonline.

Në letrën që nëntëvjeçari e ka shkruar për presidentin amerikan, thotë se do të donte të mësonte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerkë.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi.

“Një nxënës i klasës së 3-të nga Kosova shkruan një letër për @POTUS Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, tha Çitaku.

Më poshtë letra e plotë e përthyer në shqip:

I dashur zoti Joe Biden,
Shkëlqesia juaj, i nderuar zoti president.

Shpresoj që jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.

Emri im është Diell Sadriu, nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e 3-të në shkollën British School of Kosova.

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Do të ishim shumë të lumtur të kishim më shumë libra dhe mësime për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, trashëgiminë amerikane, sportin etj.

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu./Indeksonline/

No photo description available.