Vojvoda me shokë ende s’ka udhëtuar për në Romë/ Lazio – Torino nuk zhvillohet?

Ndeshja midis Lazios dhe Torinos e vlefshme për xhiron e 25-të në Serien A, ende nuk dihet se a do të luhet sonte.
Serie A ka publikuar orarin për këtë ndeshje me gjithë rastet me Covid-19 te skuadra e Torinos – takimi parashihet të luhet sonte nga ora 18:30, shkruan IndeksOnline.
Për shkak të rasteve të shumta me virusin… në ekipin e Torinos, kjo e fundit ende s’ka udhëtuar në Romë, duke e bërë jo të mundshme zhvillimin e takimit sonte.
Në rast se skuadra mysafire nuk arrin të mbërrijë me kohë në stadiumin “Olimpico”, atëherë Serie A “detyrohet” që këtë takim ta vendosë me rezultat zyrtar (në tavolinë) 3 me 0.
Nëse do të zhvillohej ky takim, do të kishim një përballje shqiptare, me Strakoshën dhe Muriqin në radhët e Lazios dhe me Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvodën në Torino./IndeksOnline/
