75 Mall Live Search
20:40 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Mbi 70 mijë kosovarë u infektuan me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, një mijë e 616 të tjerë vdiqën

Më 13 mars në Kosovë zyrtarisht janë shënuar rastet e para me koronavirus. Që nga ajo kohë, vendi numëron mbi 70 mijë raste të dyshimta me virusin SARS-Cov-2 nga 313 mijë e 132 persona të testuar si të dyshimtë për Covid-19, shkruan Indeksonline.

Por pavarësisht kësaj, mijëra kosovarë për fat të keq nuk kanë mundur që ta mposhtin këtë sëmundje. Sipas të dhënave zyrtarë nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik që nga marsi e deri më sot, në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 616 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Megjithëkëtë, muaji mars i vitit 2021 e gjen Kosovën në një situatë jo të lehtë sa i përket menaxhimit me pandeminë. Numri I rasteve pozitive me Covid-19 ka filluar që të rrihet ndjeshëm kohëve të fundit. Ndekorhë edhe numri I viktimave ka filluar që të rritet.

Në 24-orët e fundit në vendin tonë janë raportuar edhe 488 raste me koronavirus, pas testimit të 2.886 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 2 mars janë regjistruar tetë viktima.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 270 persona, derisa 8.236 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.616 kanë vdekur.