75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 02 Mars 2021 / C E

Kupa e Gjermanisë, Sancho i dhuron gjysmëfinalen Dortmundit

Borussia Dortmund ka mundur 1-0 në transfertë M’Gladbach dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Sfida e luajtur në Borussia Park është vendosur nga një gol i Jadon Sancho në minutën e 66-të dhe ka ardhur pas një kundërsulmi perfekt të Dortmund.

Haaland kishte kaluar në avantazh verdhezinjtë në të 53-ën, por goli i norvegjezit është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një faulli.

Dortmund e ka mbyllur me 10 lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Dahoud për një ndërhyrje të parregullt që ka çuar te një përplasje mes dy skuadrave.