Katër vjet nga protesta për lirimin e Ramush Haradinajt

Para katër vjetësh në Prishtinë u mbajt protesta kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt, në Francë.
Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë e tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Ish-kryeministri Haradinaj ishte ndaluar, më 4 janar 2017 nga Policia Franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.
Haradinaj u lirua nga Gjykata franceze e Colmarit, më 27 prill 2017.