75 Mall Live Search
08:21 / E Enjte, 04 Mars 2021 / AR

Për 24 orë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Pejës

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, shkruan Indeksonline.

Po ashtu brenda kësaj periudhe kohore 3 pacientë me Covid-19 janë shëruar.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 38 pacientë janë me oksigjenoterapi, 2 janë në CPAP, ndërsa nga ta 12 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e plotë.

Njoftimi i plotë:

9 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 10 foshnja, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë me binjake.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësordhe nga ta 26 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

294 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.387 sosh, ndërsa janë kryer 14 operacione.

3 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 38 pacientë janë me oksigjenoterapi, 2 janë në CPAP, ndërsa nga ta 12 pacientë në gjendje më të rëndë.

No photo description available.