75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës, banorët rezident do të paguajnë 10 € në muaj

Në Qendrën e Prishtinës ka filluar  aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës. Nga kjo çmimore  banorët rezidentë do duhet të paguajnë 10 euro muajin. Ndërsa për familjet që posedojnë dy vetura  çmimi më shtrenjtë.

Gjatë ditës ekipet e “Prishtina Parking” kanë dalë  në disa pjesë të qendrës së Prishtinës, për kontrollim dhe kishte edhe vetura pronarët e të cilave gjobitur.

Burim Vitia, nga ekipa e “Prishtina Parking” tha që sot në rrugën “Rexhep Luci”, disa pronarë veturash janë gjobitur me çmim 20 euro dhe në rast mospagimi vetura u merret.

Ndërkaq ai tha se banorët janë  të kënaqur me këtë metodë të re të pagimit, por jo edhe ata që vinë nga pjesë të tjera të Prishtinës.

Në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës për banorët jo rezidentë.