KB Peja mbetët pa trajner

Skuadra basketbollistike, KB Peja ka mbetur pa trajner.
Përmes rrjeteve sociale, klubi kosovar shkruan se trajneri Jordanco Davidkov, ka dhënë dorëheqjen, shkruan IndeksOnline.
Kjo dorëheqje vjen pas humbjes së mbrëmshme ndaj Golden Yllit me rezultat 77-88.
“Jordanco Davidkov jep dorëheqjen nga detyra e trajnerit pas humbjes së mbrëmshme. Kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme dhe ne i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit