Heroi i Barcelonës mbrëmë, ka probleme me ligamentet e gjurit!

Gerard Pique mbrëmë ishte heroi i Barcelonës në fitoren e klubit katalunas 3 me 0 ndaj Sevillas në gjysmëfinalen e dytë të Kupës “Del Rey”.
Pique shënoi golin e barazimit në minutën e fundit, për ta çuar ndeshjen në vazhdime, shkruan IndeksOnline.
LATEST NEWS❗️ A medical evaluation and tests carried out this morning have shown that @3gerardpique has sprained the medial collateral ligament in his right knee. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/RjPjsLegBf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 4, 2021
Por, sot gjatë ditës, mbrojtësi spanjoll mori një lajm të keq.
Gjatë testimeve mjekësore, u zbulua se Pique po vuan nga një lëndim në ligamentin kolateral të gjurit të djathtë.
Lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave, kurse koha e mungesës ende nuk është përcaktuar./IndeksOnline/