75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Berisha ka një mesazh për Krasniqin: Ti je mbreti i Malajzisë, së shpejti i Australisë

Në rrjetet sociale është zhvilluar një komunikim i shkurtër Valon Berishës dhe Liridon Krasniqit.

Berisha mbrëmë bëri një asist në fitoren e Reims. Lojtari kosovar sot gjatë ditës publikoi disa foto në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Ai mori një koment nga ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi.

“Je i madh”, i ka shkruar Krasniqi futbollistit të Reims.

Komenti i Berishës është epik: “Ngadalë vëlla. Ti je mbreti i Malajzisë, së shpejti edhe i Australisë”.

Kujtojmë që Liridon Krasniqi këtë sezon do ta kalojë në ekipin e A-League, Newcastle Jets./IndeksOnline/