75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Koci: Përfshirja e policëve në vepra penale – alarm për shoqërinë

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se arrestimi i një numrit të madh të  zyrtarëve policorë te cilët janë përshirë në vepra penale, është alarm për shoqërinë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se është e domosdoshme që të merren masa për parandalim sa më të hershëm të sjelljeve jo etike dhe korruptive të zyrtarëve policor.

Postimi:

Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policorë, te cilët janë përshirë ne vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.

Katastrofë!

“E kemi policinë më të mirë në rajon”, sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.

Nga ana tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën – nga vetë policët e ndershëm, e që janë shumicë  dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të të korruptuarve.

Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.

Prandaj është e domosdoshme që të merren masa për parandalim sa më të hershëm të sjelljeve jo etike dhe  korruptive të zyrtarëve policorë.

Ne fund te fundit shërbimet cilësore të policisë janë tregues i nivelit te lirisë dhe demokracisë në një vend.