Ambasadori amerikan pas arrestimit të 8 policëve: Falënderime për qytetarët e guximshëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas arrestimit të tetë policëve nga Inspektoriati Policor.
Kosnetti ka shkruar se është impresionuar që pas raportimit të qytetarëve institucionet kanë reaguar.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falënderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati Policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues njëvjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria… Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar Kosnetti.
(1/2) No one should be above the law. Today, thanks to one brave citizen, the Police Inspectorate arrested eight police officers. This followed a year-long collaborative investigation by the Police Inspectorate, Kosovo Police, and Prosecution.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 5, 2021