ShKK, OJQ “Help Kosovo” dhe komuna e Prishtinës ofrojnë kujdes ndaj ambientit për qytetarët

Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve i bashkon Shërbimin Korrektues të Kosovës, OJQ “Help Kosovo” dhe Komunën e Prishtinës.
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë u zhvillua takimi ndërmjet zyrtarëve të “Help Kosovo”, Komunës së Prishtinës dhe Udhëheqës i Instruktorëve dhe Trajnimeve në këtë qendër, Ismet Fekaj, thuhet në njoftimin e ShKK-së, transmeton Indeksonline.

Gjatë takimit është inicuar bashkëpunimi mes 3 palëve të përfshira në krijimin e një ambienti më të sigurtë dhe të pastër në qytetin e Prishtinës.
Me ç’rast u diskutua për shportat e plehrave dhe rrethojat metalike, të cilat do të prodhohen në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe do të vendosen në koordinim me Komunën e Prishtinës në ato zonat ku ka më së shumti nevojë.
Ky projekt parashihet të angazhojë të burgosurit në këtë qendër në kryerjen e punëve rreth prodhimit të shportave dhe rrethojave me anë të mbështetjes së “Help Kosovo”.
“Help Kosovo” ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes SHKK-në, me pajisje profesionale për saldim dhe trajnime me ISO standarde, ku janë aftësuar më shumë se 20 persona (nga stafi dhe të burgosurit).
