75 Mall Live Search
17:23 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

S’po ia do Muharremit nëpër zgjedhje, dështon të bëhet përsëri deputet

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa nuk po arrin të ketë sukses fare nëpër zgjedhejt parlamentare.

Ai ka dështuar përsëri që të bëhet deputet, transmeton Indeksonline.

Nga rezultatet që KQZ-ja, Sfarqa ka marr vetëm 3336 vota, që janë shumë pak për t’u bërë deputet I legjislaturës së re.

Sfarqa edhe në zgjedhjet e 2019-tës kishte dështuar të bëhet deputet. Po ashtu ai edhe në zgjedhjet e fundit lokale kishte dështuar të fitonte garën.

Aktualisht është pjesë e Qeverisë Hoti. Sfarqa ka pozitën e zëvendës-ministrit në Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit./Indeksonline/