75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Ramdani: Që nga fillimi objektivi jonë ka qenë që të shpallemi kampion, të shohim deri në fund!

Ka përfunduar takimin ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së 23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fituar takimin ndaj Llapit me rezultatin në 2:0 falë golave të shënuar nga Krasniqi e Shillova, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, kryeqytetasit renditën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të grumbulluar aq sa ka edhe Drita.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës Zekrija Ramadani i cili tha se objektivi i tyre që nga fillimi ka qenë titulli kampion.

“Ne kemi qenë të gatshëm që nga fillimi i kampionatit, objektivi jonë ka qenë titulli kampion. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të shohim deri në xhiron e fundit. I uroj lojtarët për angazhimin, ishte një fitore e madhe ndaj Llapit që është në formë të mirë, shpresoj te mos kemi lëndime deri ne fund”, tha Ramadani.