Rashica i buzëqeshur, mezi pret ndeshjen me Koln

Milot Rashica ende s’e ka gjetur rrugën e golit në vitin 2021.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është në formë fantastike, por po i mungon vetëm goli, shkruan IndeksOnline.
Ai sot dhe bashkëlotjarët e tij mbanë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Kolnit në Bundesliga.
Përmes rrjeteve sociale, kosovari publikoi një foto ku shihet tejet i lumtur dhe i buzëqeshur.
“Të gjithë të buzëqeshur”, ka shkruar Rashica në mbishkrimin e fotos.
Kujtojmë që Miloti golin e fundit e shënoi në miqësoren ndaj St. Pauli më 29 gusht të vitit të kaluar./IndeksOnline/