75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Në Zvicër po votohet pro ose heqjes së burkës

Qytetarët zviceran do të deklarohen sot përmes votës popullore se a janë pro ose kundër heqjes së burkës, që zakonisht e përdorin gratë nga komuniteti mysliman që jetojnë në këtë shtet.

Me këtë rast gazeta e njohur zvicerane 20min.ch, ka bërë gati një aplikacion ekstrapolimi që do të bënë parashikime të sakta në lidhje me rezultatin e votimit.

Iniciativa për heqjen e mbulesës Burka, u nis nga Komiteti Egerkinger rreth Këshilltarit Kombëtar të SVP Walter Wobmann. Përmes kësaj iniciative kërkohet që askush të mos lejohet të mbulojë fytyrën e tij në vende me qasje publike. Ajo mbështetet nga partitë politike SVP dhe EDU.

Kujtojmë se në këtë shtet jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, disa prej të cilëve janë praktikues të besimin islam.