Kjo është renditja tabelare pas javës së 23-të në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar edhe xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, aty ku favoritët bënë punën e tyre.
Drita ka triumfuar në fund të takimit në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0.
Ndërkohë po vazhdojnë të fitojnë ekipet e kreut të tabelës, Ballkani që triumfoi ndaj Drenicës me vetëm një gol dallim, pasi takimi përfundoi 2-1 dhe Prishtina ka vazhduar me formë të lartë edhe në këtë rreth, pasi mposhti Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat komod 2-0. Aktualisht në vend të parë po vazhdon të jetë Drita nga Gjilani, e pasuar nga Ballkani dhe Prishtina.
