21:45 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Kaçanik/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një person me armë zjarri

Indeksonline pak më parë raportoi se është plagosur një person në në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Faqja lokale ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se një person i plagosur, policia me automjetin e ambulances ka dalur në vendin e ngjarjes, ku sipas mjekëve dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ai është dërguar për në QKUK.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar”.