75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Meghan Markle me deklaratë tronditëse: E mendova vetvrasjen!

Gruaja e Princit Harry, Meghan Markle ka zbuluar një informacion shokues. Ajo ka thënë se kishte menduar vetvrasjen kohëve të fundit.

“Shkaku i jetës mbretërore, erdhi një pikë kur e mendoja vetvrasjen. Stafi i Pallatit mbretëror kishte injoruar thirrjet e mija për ndihmë duke i marrë çelësat, pasaportën e patent-shoferin kur u martova me Harryn. Ishte shumë e frikshme. Nuk e dija me kë të kontaktoja.

Një nga personat me të cilët kontaktova kishte qenë një nga shokët më të mirë të Dianas. Kush tjetër mund të kuptonte se çfarë po kaloja unë”, ka thënë Meghan./Indeksonline/