Japonia zemërgjerë, jep 19 milionë euro për muslimanët e Arakanit

Japonia do të sigurojë ndihmë emergjente prej 19 milionë euro për refugjatët muslimanë arakanas (Rohingya) përmes organizatave ndërkombëtare për të përmbushur nevojat e tyre ushqimore dhe shëndetësore, raporton AA.
Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Jashtme, muslimanëve arakanas që kanë ikur nga presioni dhe persekutimi në shtetin Arakan të Mianmarit, do t’u sigurohet mbështetje financiare.
Në këtë kuadër Japonia nëpërmjet Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) do t’u japë muslimanëve arakanas ndihmë urgjente prej 19 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Ne kuadër të grantit, 58 spitale dhe qendra shëndetësore në Mianmar dhe Bangladesh do të furnizohen me pajisje mjekësore dhe shëndetësore si dhe ushqim për 600.000 persona.
Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit
Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve ku si pasojë e ngjarjeve, mijëra persona nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.
Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.
Sipas OKB-së, që nga gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 900 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë treguar se qindra fshatra janë shkatërruar.
Agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit.