75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Dosja e çështjes kundër Gucatit e Haradinajt do të kalojë tek trupi gjykues më 30 qershor

Më 8 mars 2021, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka vendosur 30 qershorin si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt tek trupi gjykues.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.

“Më 25 shtator Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, thuhet në njoftim.

Bëjmë të ditur se Gucati dhe Haradinaj akuzohen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”.