75 Mall Live Search
19:34 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Aksident mes tri veturave në Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Një  person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes tri veturave në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.