75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 09 Mars 2021 / C E

Talenti shqiptar shënon për Juven në derbin ndaj Torinos!

Një shqiptar po spikat me Juventusin.

Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar Luis Hasa i cili këtë të martë u vendos në evidencë pasi arriti të shënonte në fitoren që Juventusi arriti në derbin ndaj Torinos në kampionatin Primavera me rezultatin 4-2.

Mesfushori kuqezi i cili sëfundmi i është bashkuar ekipit të 19-vjeçarëve të Juves, shënoi golin e avantazhit provizor 2-1 në pjesën e parë.

Kjo ishte rrjeta e parë për Luis Hasën me Juventusin Primavera, ndërkohë që bardhezinjtë me këtë fitore u ngjitën në vendin e 4-t të renditjes vetëm 3 pikë larg Romës kryesuese.

Për Luis Hasën ky ishte goli i parë me fanellën e Juves në kampionatin Primavera në 5 takime të zhvilluara në total.