Zaev: Bashkimi Kosovë-Shqipëri s’do të ishte gjë e mirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se një bashkim i Kosovës me Shqipërinë nuk do t’ishte gjë e mirë.
Zaev për “N1”, ka thënë se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon, sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.
“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët, që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.
Duke folur për problemet e kamotshme në Ballkan, Zaevi ka thënë se edhe Serbia e Kosova kanë sfidat e tyre përballë, por ato mund të zgjidhen përmes dialogut e miqësisë.