Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën në mesditë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është klasifikuar si vdekje e dyshimtë./IndeksOnline/