75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Arrestohet hajni i Pejës, kishte kryer disa vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një të dyshuar mashkull i cili kishte kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Bukureshti, Pejë, 21.11.2020 – 09:00. Është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar , i cili muaj më parë kishte tentuar të kryej një vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari kishte kryer edhe disa vjedhje tjera në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/