Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me borë dhe ngrica

Policia u ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm në rrugë për shkak të reshjes së borës.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia u apelon të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tashme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje bore, Policia e Kosovës u apelon të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës ndërmejt mjeteve si edhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.