Deklaratë skandaloze e trajnerit të Drenicës pas barazimit me Llapin
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka shprehur mllef të madh pasi skuadra e tij lëshoi epërsinë 3-1 ndaj Llapit për të marr vetëm një pikë në fund.
Devolli ‘kërcënoi’ futbollistët e tij se do të përdor dhunë ndaj tyre pasi nuk arritën të fitonin ndeshjen.
“Mezi pres të futem në dhomat e zhveshtjes, t’i grushtoj e shqelmoj futbollistët. Më vjën shumë inat sepse nuk e dinë akoma çfar kapaciteti kanë lojtarët. Jo kushdo vjen i bën 3 gola Llapit, e dimë që ishte ndeshje e vështirë. Prap jam i kënaqur me shumë gjëra, por me disa aspekte jam i pakënaqur. Me goditjet standarde po kemi problem” deklaroi Devolli.
/Indeksonline/