“E vërteta doli në dritë”, Harry dhe Meghan ndihen të ‘çliruar’ pas intervistës së bujshme

Princ Harry dhe Meghan ndihen më të ‘çliruar’ pasi që të gjithë e dinë historinë e tyre.
Kështu u shpreh të mërkurën shoqja e Meghan, Janina Gavankar në programin ITV në mëngjes, transmeton indeksonline.

“Tani ata do të përqendrohen në punën e tyre të bamirësisë”, tha ajo.
Pas deklaratës së Pallatit Buckingham të martën, në të cilën u prek tema edhe e racizmit, Gavankar përjetoi dy gjëra: Nga njëra anë jam e kënaqur që ka njohje, por nga ana tjetër jam e sigurt që familja dhe stafi ishin në dijeni të kësaj . Ata mund të mos i kujtojnë të gjitha, por ne i mbajmë mend. Ka shumë e-mail dhe mesazhe me tekst që e mbështesin atë, tha ajo.
Sipas Gavankar, ‘e vërteta’ përfundimisht do të dalë në dritë./Indeksonline/
