Në Australi befasohen nga Krasniqi: Ju flisni gjashtë gjuhë!?

Liridon Krasniqi pritet që shumë shpejtë ta filloj aventurën me skuadrën e Newcastle Jets.
Futbollisti kosovar para disa dite u transferua në formë huazimi te skuadra e A-League nga Johor Dahor, shkruan IndeksOnline.
Ende s’ka debutuar, por Krasniqi ka filluar t’i befasoj në Australi.
“Ju flisni gjashtë gjuhë?” – ishte pyetja e gazetarit.
“Po unë flas disa gjuhë. Pra flas shqip, gjuhën e nënës. Flas gjermanisht, spanjollisht, kroatisht, anglisht dhe turqisht”, ka thënë Krasniqi.
Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, ka shumë mundësi të debutoj gjatë këtij vikendi, në ndeshjen Sydney – Newcastle./IndeksOnline/