Juventusi bën të përhershme transferimin e Bogas
Jeremie Boga do të mbetet “Bianconer”.
Kjo për shkak se Juventusi, ka vendosur të blejë përfundimisht lojtarin nga Bregu i Fildishtë pas formës së tij të mirë në pjesën e dytë të sezonit.
“Zonja e Vjetër”, pagoi 5 milionë euro për blerjen e tij nga Nice.
Ai bëri 17 paraqitje me Juven, ku shënoi 4 gola dhe bëri 1 asistim./IndeksOnline/

