75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

Qeni endacak shkon vetë në klinikë, i tregon dorën e dëmtuar veterinarëve

Një qen endacak çaloi drejt një klinike veterineri dhe kërkoi ndihmë duke i ofruar dorën e tij të dëmtuar, transmeton Indeksonline.

Pamjet CCTV të marra në komunën braziliane të Juazeiro do Norte tregojnë krejt momentin teksa qeni hyn në klinkë dhe kërkon ndihmë.

Pas ekzaminimeve u zbulua se qeni në të vërtetë kishte tumor.

Vet Dayse Silva beson se qeni endacak mund të ketë hyrë në klinikë sepse nuhaste praninë e kafshëve të tjera dhe po kërkonte shoqëri.

Qeni tani duhet të qëndrojë në klinikë minimum prej 30 ditësh, gjatë së cilës do të marrë trajtim kimioterapie, shkruan Metro./Indeksonline/

Stray dog limps into Veterinary Clinic on its own after it injured its paw