75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / H F

JD Vance: Marrëveshja me Iranin do t’i japë fund luftës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, duke folur në një intervistë të Fox News , e quajti marrëveshjen një moment të madh për SHBA-në.

“Do t’i japë fund luftës. Marrëveshja mund të ndihmojë në stabilizimin e një rajoni. Qëllimi i Trump, ishte të eliminonte me siguri kërcënimin bërthamor të Iranit. Kjo është bërë”.

Vance shtoi se tani Lindja e Mesme ka mundësinë të ndërtojë një epokë të re prosperiteti që mund t’i sjellë dobi edhe popullit amerikan.

“Kjo është një fitore shumë, shumë e madhe. Dhe e gjitha ndodhi sepse presidenti i qëndroi besnik”, theksoi Vance.