75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Verratti ndihet keq për eliminimin e Juventusit nga UEFA Champions

Mesfushori italian, Verratti ka folur pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të UEFA Champions League.

Ai gjithashtu foli edhe për eliminimin e Juventusit nga ky kompeticion, shkruan IndeksOnline.

“Kam shumë shokë atje. Më vjen vërtetë keq”, ka thënë Verratti.

Verratti takimin ndaj Barcelonës e cilëson si të ‘çmendur’.

“Ishte e çmendur. Por në UEFA Champions një gabim i vogël kushton shumë, prandaj është kompeticioni më i mirë”, vazhdoi tutje mesfushori italian.

/IndeksOnline/