Variantet e reja të Covid-19 në rritje, Turqia paralajmëron për kujdes të shtuar

Përhapja e varianteve të reja të Covidit-19 është rritur në Turqi, që do të thotë se vendi duhet të jetë tepër i kujdesshëm në përballjen me sëmundjen, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, transmeton Indeksonline.
Koca zhvilloi një takim me Këshillin shkencor kundër Covidit-19 për të vlerësuar situatën pandemike në vend.
Dje infeksionet arritën në 14.556, më së shumti në bazë ditore që nga dhjetori, raporton Ahval.
Më 1 mars, autoritetet njoftuan heqjen graduale për kufizimet e Covidit-19.
Qytetet e kategorizuara me rrezik të lartë dhe me rrezik shumë të lartë do të vazhdojnë të zbatojnë vendimet për kufitim të lëvizjes.
“Më shumë se 41.000 raste të virusit të ri janë zbuluar në Turqi, me shumicën dërrmuese që përmbajnë variantin e parë të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar“, tha Koca./Indeksonline/