1 në 5 amerikan kanë humbur një person të afërm nga pandemia Covid-19

Rreth 1 në 5 amerikanë thonë se kanë humbur një të afërm ose mik të ngushtë nga koronavirusi.
Ata kanë theksuar se ky vit pandemik është nënvizuar me ndarjen midis dhimbjes së zemrës dhe shpresës, ndërsa vendi po mundohet t’i rikthehet normalitetit, shkruan Associated Pressi, transmeton Indeksonline.
Një sondazh i ri nga Associated Pressi, i Qendrës për Kërkime të Çështjeve Publike, ka ilustruar se si është vendosur faza për një rimëkëmbje midis dy niveleve.
Ndërsa, shqetësimi i publikut për virusin ka rënë në pikën e tij më të ulët që nga vjeshta, por pastaj për festat e fundvitit rastet janë rritur.

Njerëzit ende janë në zi, teksa shprehin zhgënjimin për luftën e vazhdueshme për të qëndruar të sigurt.
Vetëm rreth 3 në 10 amerikanë janë shumë të shqetësuar për veten ose një anëtar të familjes të infektuar me virusin, nga rreth 4 në 10 në muajt e fundit.
Numri për COVIDIN19 është marramendës, më shumë se 527.000 janë të vdekur vetëm në SHBA.
Komunitetet me ngjyra u goditën më shumë nga koronavirusi, ku sondazhi i AP-NORC, zbuloi rreth 30% e afrikano-amerikanëve, si parks dhe hispanikët njohin një të afërm ose mik të ngushtë i cili vdiq nga virusi, krahasuar me 15% të njerëzve të bardhë.

Ndërsa vaksinat ofrojnë shpresë të vërtetë për t’i dhënë fund murtajës, sondazhi zbuloi gjithashtu se rreth 1 në 3 amerikanë nuk kanë ndërmend ta marrin atë.
Gjithashtu, sondazhi zbuloi se dy të tretat e amerikanëve thonë se bashkëqytetarët e tyre në të gjithë vendin nuk e kanë marrë aq seriozisht pandeminë./AP/Indeksonline