75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Lutfi Haziri kujton 11 marsin, ditën e themelimit të forumit të rinisë shqiptare

Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherit kandidat për kreun e LDK-së, Lutfi Haziri ka kujtuar sot krijimin forumit të rinisë shqiptare, që u themelua  me 11 mars, e që më pas iu bashkua kërkesës së 2 korrikut të vitit 1990.

Postimi i plotë i Hazirit:

Jo rastësisht Forumi i Rinisë u themelua në ditën e kryengritjes se Rinise shqiptare në Kosovë, me 11 mars, për t’u pasuar me ditën e bardhë të Republikës si kërkesë sublime me 2 korrik 1990 – de facto, dhe 17 shkurt 2008 – de jure.

Krenar me Brezin e Republikës, i cili nga 11 marsi 1990 u organizua për rezistencë paqësore aktive dhe u kryengrit me mjetin e luftës për Liri, Pavarësi e Demokraci!