Shpërthen me tritol makina tek “Komuna e Parisit”, plagoset një person

Një person është plagosur në Tiranë, si pasojë e një shpërthimi të një sasie tritoli që ishte vendosur në një makinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Ende nuk dihet nëse personi i plagosur është drejtuesi i mjetit apo ndonjë kalimtar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe dy zjarrfikëse. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur, por mësohet se ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mjeti që u shpërthye me tritol është në pronësi të një prokurori