75 Mall Live Search
22:13 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

LDK reagon ndaj letrës së Kurtit dhe Osmanit: Faleminderit por…!

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar letrën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për një bashkëbisedim në lidhje me formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se LDK nuk do t’i përgjigjet kësaj letre të Kurtit dhe Osmanit, transmeton Indeksonline.

“Përgjigja është faleminderit e respektojmë këtë qasje por LDK-ja nuk mund të marrë pjesë”, u shprehë ai.

“Por e respektoj si qasje që të bisedohet”, ka deklaruar Abdixhiku në Rubikon./Indeksonline/