75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Haziri për zgjedhjen e kreut të LDK-së: Tash shkojmë tek kutitë e votimit

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Kuvendin Zgjedhor të së dielës.

Haziri ka theksuar se në të kaluarën e ka kërkuar një marrëveshje të madhe, në mënyrë se siç tha ai, të parandalohej 14 shkurti.

”Tani më s’ka marrëveshje të madhe, shkojmë në kutitë e votimit. Dhe cilido kandidat që e fiton një votë më shumë, ia urojë fitoren”, tha ai në Kanal 10.

Ai tha se nuk kanë rival kundërkandidatët për kryetar të LDK-së.Sipas Hazirit, LDK rivalë i ka kundërshtarët ideologjik e politik.