75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Zgjedhjet e 14 shkurtit – Supremja pritet sot të vendosë edhe për gjashtë ankesa të tjera

Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata Supreme të vendos lidhur me gjashtë ankesat e partive politike në PZAP, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Supremja dje ka njoftuar se ka marrë vendim për nëntë ankesa, kurse sot pritet të dal me një vendim për 6 të tjera.

Ndër to, është edhe ankesa e ish-deputetes Duda Balje, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021.

Ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021./IndeksOnline/