Trump dikur vozitej me Boeing, tani me një aeroplan të “vocërr”

Donald Trump ka rënë nga Boeingu në Cessna. Ish-presidenti i SHBA-ve e ka humbur komoditetin në fluturime.

Trump që dikur vozitej me aeroplan gjigant dhe luksoz, tani është parë duke fluturuar me një aeroplan Cessna Citation X, që është model i aeroplanëve të vegjël dhe aspak luksoz, shkruan Indeksonline.

Cessna Citation X është model i vitit 1997 i regjistruar në Trump Org.
Sa ishte president, Trump fluturonte aeroplanin gjigant të Air Force One, Boeing 747./Indeksonline/
