75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Ekskluzive: S’ka luajtur që nga dhjetori, Benjamin Kololli merr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës

Futbollisti i Zurich, Benjamin Kololli do të jetë në listën e Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars.

IndeksOnline me burime mëson se Kololli përkundër që s’ka luajtur që në kohë të gjatë do të jetë në ekipin e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë (miqësore), Suedisë dhe Spanjës (ndeshjet parakualifikuese për Botërorin ‘Katari 2022).

Lojtari i Zurich ka qenë i lënduar që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar. Para disa dite ai është rikthyer në stërvitje dhe pritet që gjatë kësaj jave të ketë minuta me ekipin zviceran.

Ndeshja e tij e fundit ishte mes Zurich dhe Luganos të luajtur më 13 dhjetor, 2020.

Kujtojmë që ndeshjen e tij të fundit me Kombëtaren e Kosovës, Benjamin Kololli e luajti ndaj Greqisë në barazimin 0 m 0. Lojtari kosovar ishte ndëshkuar me karton të kuq./IndeksOnline/