Arrestohet autori i grabitjes së pompës së derivateve në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që me datën 03 mars 2021 rreth orës 04:20 min., ne rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka grabitur një pompë të derivateve.
“Sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar me maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para dhe me këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur t’i marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro)”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për një njoftimi.
Për këtë rast Policia e Kosovës ka vënë në dukje se sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.
“I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallzim penal për grabitje. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka qenë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë.